Nga Milani aktual që humb në shtëpi me Empoli-n duke zhbërë gjithçka të mirë që realizoi një javë më parë në derbi, te Milan-i i të ardhmes luhatjet nuk do të jenë kaq të mëdha. Të paktën këtë uron ambienti kuqezi, i cili më në fund është rikthyer të mendojë për të ardhmen pas shitjes së bujshme të klubit tek pronarët e rinj kinezë.

Skuadra e Vincenzo Montella-s, i cili mund të qëndrojë edhe në rast moskualifikimi në zonën Europa League është e destinuar të ndryshojë thellësisht. Për sa i takon lojtarëve, por edhe si sistem loje. Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, 4-3-3 që do të arkivohet, dhe duke nisur nga sezoni tjetër do të kalohet te varianti taktik 4-2-3-1. Në takimet mes Montella-s, administratorit të deleguar Marco Fassone dhe drejtorit sportiv Massimiliano Mirabelli është folur edhe për këtë: 4-2-3-1 nuk është përdorur kurrë në sezonin aktual për shkak të mungesës së interpretuesve, por me elementet e duhura mund të bëhet moduli i ri i lojës kuqezi.

Gjithsesi në çdo rast, pika e referimit në repartin e avancuar nuk do të jetë Carlos Bacca. Autor i një sezoni me luhatje, pas një viti të mirë në Itali, sulmuesi kolumbian do të shitet për t’i bërë vend një tjetër elementi sulmues. Mes emrave të dëshiruar janë Aubameyang, Lacazette dhe Lukaku, të gjithë padyshim shumë të shtrenjtë, por i preferuari mbetet Alvaro Morata, ndaj të cilit është i fortë interesimi i Chelsea-t.

Sigurisht, edhe në rastin e ish-sulmuesit të Juve-s, kostoja nuk është vogël: përkundrazi Real Madrid për ta shitur kërkon jo më pak se 70 milionë euro. Ndërkohë që është 100 milionë euro, siç u bë e ditur, vlera e caktuar nga Urbano Cairo për Andrea Belotti-n, por sipas “Repubblica”-s, shoqëria kuqezi mund të bëjë një ofertë për të mos u nënvlerësuar.Në fund mbetet për t’u kuptuar destinacioni i Gerard Deulofeu-t: çështja me Barcelona-n që gëzon të drejtën e riblerjes së tij pritet të zgjidhet në javët e ardhshme.

Për të mos u gjendur të papërgatitur në radarët e kuqezinjve ka hyrë me forcë Balde Keita, i Lazio-s. Ky i fundit konsiderohet lojtari perfekt për të zëvendësuar spanjollin në rast të rikhimit të tij në Camp Nou.

Artikulli paraprakFOTO / Gafa e Cuadrados, zbulon pa dashje fanellën e re të Juventusit
Artikulli tjetërPunë e kryer: Roma u’a grabit supertalentin gjigantëve evropian