Mbrojtësi i Feronikelit, Ardian Limani, ka folur ekskluzivisht për Korneri.net, para ndeshjes e të 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës, ku kmpioni aktual e luan ndaj Llapit, super në formë këtë edicion. Limani e cilëson Llapin si skuadër jashtëzakonisht të fortë e cila jorastësisht pozicionohet i dyti në tabelë. Por, përkundër kësaj ai beson se Feronikeli e ka përgaditur ndeshjen mirë dhe beson në fitore.

“Duke e parë se si rrjedhi kampionati deri më tani Llapi, me meritë është në pozitën e dytë, andaj na është dashur që të përgaditemi shumë mirë ngase kemi të bëjmë me një prej skuadrave më të mira elitare. E çmojmë shumë Llapin, por ne jemi të mirë organizuar dhe nga kjo përballje presim të tregojmë futboll të bukur, të triumfojmë dhe ta nisim këtë vit mbarë. Jemi të gatshëm në çdo aspekt”, deklaroi fillimisht Limani.

Tutje Limani foli edhe për fillimin e stinorit në Superligë, teksa pohoi se ky do të jetë kampionati më interesant i viteteve të fundit.

“Personalisht mendoj që ky është kampionati më interesant i viteve të fundit, ngase në konkurrencë janë futur 4 skuadra, të gjitha të forta. Unë mendoj se kemi skuadrën më të mirë në ligë dhe shpresoj që ta shfaqim forcën tonë, dhe Feronikelin në fund të stinorit e shoh duke ngritur Kupën e Kosovës dhe titullin Kampion”, përfundoi Limani.

Feronikeli të shtunën duke filluar nga ora 12:30 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, e pret Llapin në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.

Artikulli paraprakDajaku e konsideron Kekun kundërshtarë të fortë
Artikulli tjetërZenit kthehet me duar thatë nga Belgjika