Nuk është fshehtësi se Milan dëshiron me çdo kusht rikthimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang në Milanello, dhe refuzimi i nënshkrimit të kontratës së re me Dortmundin e bënë transferimin edhe më të lehtë për rosonerët, shkruan Korneri.net.
Por, Milan nuk do të ngutet për njërin ndër transferimet e fundit për këtë afat kalimtar ëndërrash dhe më të madhin në histori të klubit. Megjithatë, një “like” që e ka bërë vetë lojtari në një postim të fanellës së tij në kohën sa ishte pjesë e Milanos nga tifoz anonim, ka shtuar zërat se kthimi i tij te gjiganti italian është shumë i mundshëm sidomos kur i shtohet fakti se Milan ka gati 70 milionë euro për kartonin e tij dhe nga 8 milionë euro pagë vjetore. /Korneri.net