PSG, Bayern Mynih, Manchester City dhe Tottenham janë katër skuadrat e para që janë kualifikuar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Ndërkohë janë 12 skuadra të tjera të cilat shpresojnë që këtë mesjavë të prejnë biletën e tyre.

Ju sjellim në vijim kombinimet e mundshme të rezultateve të së martës që kërkojnë skuadrat që synojnë kualifikimin e mëtejshëm:

GRUPI E

Spartak Moskë-Maribor

Sevila-Liverpool

Renditja: Liverpool 8 pikë, Sevila 7, Spartak Moskë 5, Maribor 1.

Liverpool mund të kualifikohet me një fitore, ose me një barazim nëse mundet Spartak Moskë.

Sevila kualifikohet nëse fiton.

GRUPI F

Napoli-Shakhtar Donjeck

Manchester City – Feynoord

Renditja: Manchester City 12 pikë, Shakhtar Donjeck 9, Napoli 3, Feynoord 0.

Shakhtar Donjeck kualifikohet nëse nuk mundet, ose nëse mundet por arrin të sigurojë një bilanc më të mirë në duelin direkt të të dy ndeshjeve me Napolin.

GRUPI G

Besiktas-Porto

Monaco-Leipzig

Renditja: Besiktas 10 pikë, Porto 6, Leipzig 4, Monaco 2.

Besiktas kualifikohet (dhe siguron vendin e parë) me një barazim. Edhe nëse mundet, kualifikohet nëse Leipzig nuk fiton.

Porto kualifikohet nëse fiton dhe Leipzig nuk e bën një gjë të tillë.

GRUPI H

Borussia Dortmund-Tottenham

APOEL-Real Madrid

Renditja: Tottenham 10 pikë, Real Madrid 7, Borussia Dortmund 2, APOEL 2.

Real Madrid kualifikohet nëse fiton, ose nëse barazon dhe Borussia Dortmund nuk fiton.

Artikulli paraprakWilder vazhdon presionet ndaj britanikut Joshua
Artikulli tjetërMassimo Oddo zyrtarizohet trajner i kësaj skuadre italiane