Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një finale si gjithë të tjerat në Champions League.

Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohen në një stadium tërësisht të mbuluar.

Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.

Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve.

“Millennium Stadium” në Cardiff të Uellsit është vërtet një stadium modern, teksa në të kaluarën është mbyllur edhe me raste koncertesh apo ndeshjesh të ragbit.

Artikulli paraprakFrika nga sulmet, Cardiffi anulon zonat e tifozëve
Artikulli tjetërUltimatum për Donnarumman, ose nënshkruaj ose një vit në tribuna!