Aleksander Çeferin, presidenti i ri i UEFA-së, mendon që finale e Ligës së Kampionëve ta bartë jashtë Evropës.
“Mendoj që do të ishte një ide e mirë për të ardhmen. Pothuajse nuk ka dallim se ku udhëtojnë tifozët nga Portugalia në Azerbajxhan apo në Neë York. Do të shohim” ka thënë për Associated Press.
Ai gjithashtu mendon se do të ishte mirë që ndeshjet të luhen të shtunën, për publikun kinezë. Për fillim përveç finales, edhe gjysmëfinalet do të ishte mirë të luheshin ditën e shtunë.