Përveç luftës për titullin kampion, dihet që objektiv i shumë skuadrave në kampionatet europiane është kualifikimi në Ligën e kampionëve, çka do t’i sillte skuadrës fitime të mëdha në buxhet.

Gjatë këtij sezoni, lufta për titull është mbyllur në 4 kampionate, ku Manchester City në Angli, PSG-ja në Francë, Bajern Mynihu në Gjermani dhe PSV-ja në Hollandë kanë siguruar matematikisht titullin kampion disa javë para përfundimit të sezonit.

Skuadrave të tjera, ju ka mbetur për të luftuar për një vend në kupat e Europës dhe deri më tani, janë shumë pak skuadra që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

PSG-ja, Manchester City, Bajern Mynihu, Juventusi, Barcelona, Atletiko Madridi janë ekipet që vitin tjetër do të luajnë zyrtarisht në Ligën e Kampionëve pavarësisht se çfarë ndodh deri ën fund, ndërkohë që PSV-ja dhe Young Boys i Zvicrës do të luajë në fazën kualifikuese të këtij kompeticioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here