Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për njërin ndër tre sulmuesit më të mirë në botë.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski edhe këtë vit ka qenë i shkëlqyeshëm për Bayern Munich, që për herë të 30-të, u shpall kampion i Gjermanisë dhe atë fafl meritave të mëdha të Leëas, shkruan Korneri.net
Lewandowski për herë të pestë në Bundesliga shpallet golashënuesi më i mirë, edhe pse sivjet kishte një konkurrent të fortë si Timo Werner (Leipizg), mirëpo polaku edhe njëherë tjetër u tregua më efikas. Lewandowski e mbylli edicionin me 34 gola, gjashtë më shumë se Werner, andaj me plot meritë i ka takuar çmimi i top-golashënuesit. /Korneri.net