Sulmuesi fantastik polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Futbollisti polak ka pozuar një fotografi të tij, teksa mban në duar vajzën Klara.

“Baba krenar i Klaras.

Ndjenjë e mrekullueshme”, ka shkruar 28-vjeçari pranë fotografisë së publikuar. Sulmuesi i Bayern Munich në muajin dhjetor kishte njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Anna ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ai dukej mjaft i lumtur dhe i emocionuar në pozimin e tij./Korneri.net.

Artikulli paraprakRonaldo me rekord edhe në botën virtuale….
Artikulli tjetërMusacchio është i Milanit: Ja detajet e marrëveshjes