Pas humbjes së Bayernit të Mynihut dje në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach, Bayer Beverkusen shpërdoroi sot një mundësi të artë për t’iu afruar kreut, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në sfidën ndaj Werder Bremen në “Bay Arena”.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Toprak në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ish sulmuesi i Milanit ,Patrick Schick ishte ai që shmangu humbjen për “aspirinat”, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 70.

U deshën 15 javë pritje që Schalke 04 të gjente fitoren e parë në Bundesligë dhe e bëri këtë me goleadë 4-0 ndaj Hoffenhaimit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gelsenkirchen”.

Sulmuesi 19-vjeçar amerikan Matthew Hoppe ishte protagonist i padiskutueshëm për Schalken, pasi arriti të shënojë tre golat e parë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë, ndërsa goleadën e kompletoi 23-vjeçari maroken Amine Harit, i cili më herët kishte shërbyer tre asistet e golave të parë.

Në sfidat e tjera, Freiburgu ia doli të fitojë me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Kolnit, Eintrachti i Frankfurtit mori tre pikë falë suksesit 0-2 në transfertën ndaj Manzit, ndërsa Union Berlin dhe Wolfsburg u ndanë në barazim 2-2.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here