Bayer Leverkuseni largon krizën e rezultave me një fitore shumë të rëndësishme përballë Borussias së Dortmundit. “Aspirinat” fituan 2-1 në “BayArena” me verdhezinjtë dhe ngjiten në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka grumbulluar Leipzigu.

Takimi i zhbllokua që në minutën e 14-të nga Dyaby, që u shërbye nga Bailey, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e këtij goli të shënuar nga vendësit.

Dortmundi e ruajti qetësinë dhe pas shumë përpjekjesh mundi të barazonte përkohësisht me Brandt në minutën e 67-të. Gjithsesi, “Aspirinat” nuk u demoralizuan, përkundrazi, treguan forcë karakteri teksa shënuan golin e dytë dhe të fitores me Wirtz në minutën e 80-të, gol që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Borussias e Moenchengladbachut i mjaftoi goli i Elvedit në minutën e 66-të për të mposhtur Werder Bremenin, që ashtu si sezonin e kaluar qëndron në pjesën e poshtme të tabelës. Milot Rashica u aktivizua në minutën e 74-t në vend Schmid, por ishte i pafat në mundësinë që iu dha në minutën e 88-të, teksa u ndal nga shtylla.

Në takimet e tjera Hertha e Berlinit u mposht 0-3 nga Hoffenheim, ndërsa Mainzi u dorëzua 0-2 para Wolfsburgut.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here