Gonzalo Higuain për herë të parë do të rikthehet në San Paolo, për të luajtur si kundërshtar i Napolit në kuadër të kampionatit italian Serie A, në njërën ndër ndeshjet kryesore evropiane për këtë vikend. Sigurisht se argjentinasi që kaloi për rekord 90 milionë euro te Juventusi verën e kaluar, nuk do ta ketë të lëhte përballjen në asnjë mënyrë pasi reagimet dhe fishkëllimat e tifozëve më të zjarrtë në Itali dhe jo vetëm, do të jetë të zhurmshme sa herë që ai do të ketë topin në pronësi.

Tifozët e Napolit që njihen si fanatikët më të mëdhenjë në Itali, kanë përgatitur diçka special për mikëpritjen e Higuain-it, në fillimin e ndeshjes.
Ata do të kenë mijëra letra toaleti me fytyrën e argjentinasit dhe me shumë gjasa do të hedhen në stadium në momentin kur do të nis loja.
Higuain edicionin e kaluar kishte shënuar 36 gola në 35 ndeshje për Napolin, prej nga kaloi te rival ii madh Juventus.

Ndeshja zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20.45.

Artikulli paraprakPrishtina fitoi, por Ferizaj nuk e meritoi humbjen
Artikulli tjetërRast i rrallë: Mourinho i kërkon falje futbollistit gjerman….