Granit Begolli nuk do të jetë më pjesë e KF Vëllaznimit.

Kjo u bë e ditur nga vet Graniti, i cili ka shkruar në faceboook, se nuk do të jetë më pjesë e e kuq e zinjëve, dhe për këtë arsye ai u ka treguar edhe zyrtarëve të klubit nga Gjakova, se po largohet, shkruan Korneri.net

Përshendetje të gjithve,

Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.Mirupafshim Gjakovë! /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here