Kishte shumë të atillë që menduan se nga Man.City nuk mund të marrësh yje të futbollit.
Aq më pak u besua se mund të largohet njëri nga pesë më të mirët, por mos të harrojmë se Bayern Munich është gjigant, klubi i vetëm evropian që nuk është në krizë financiare edhe pas pandemisë, dhe klubi i vetëm që mund të shpenzojë para pa limit, shkruan Korneri.net
Kjo nuk do të thotë se bavarezët duhet të shpenzojnë shumë para për transferime, por kur ata e fusin dikë në shënjestër, aty puna mund të konsiderohet e kryer.

Kështu ndodhi me Leroy Sane, i cili kaloi te Bayern për 60 milionë euro. Kalimi i tij në Bundesliga apo më saktë Bayern, e ka shëndruar lojtarin në njeriun më të lumtur në botë, pasi ai kthehet në shtëpi, është në një klub më madh se Man.City, dhe është më afër përfaqësueses gjermane. Sane zhvilloi stërvitjen e parë me Bayern Munich, por u pa qartë se ishte mjaftë i lumtur me aventurën e tij të re. /Korneri.net