Pas ndeshjes në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, ku e nisi sfidën nga minuta e parë, Sandro Tonali nuk do të jetë në ndeshjen e Italisë ndaj Ukrainës këtë të martë.
Ish-mesfushori i Milanit nuk do të kthehet në “San Siro” si protagonist, por do të ulet në tribunë së bashku me shokët e tij italianë Provedel dhe Spinazzola.

Mediet italiane raportojnë se Tonali ka pasur një problem fizik në stërvitje dhe si pasojë nuk mund të luajë në këtë ndeshje, e ndoshta edhe ndaj Milanit në Champions League javën e ardhshme.
Ndonëse nuk raportohet për asgjë serioze, por gjithsesi dëmtimi që pësoi është një pengesë që do ta detyrojë të humbasë ndeshjen vendimtare kundër Ukrainës.