Lëndimi i Andrew Robertson shqetëson Liverpoolin. Anësori i majtë, i cili mban shiritin e kapitenit në kombëtaren e Skocisë, dëmtoi shpatullën gjatë përballjes së 12 tetorit Spanjë-Skoci (2-0).

29-vjeçari doli nga fusha në fundin e pjesës së parë. Robertson u rikthye menjëherë në klubin e tij, duke iu nënshtruar testeve të specializuara mjekësore.

Jurgen Klopp dhe tifozët e The Reds shpresojnë që “raketa” e krahut të mos ketë probleme serioze. Dhe të rikthehet sa më shpejt në dispozion të skuadrës.

Por, te Liverpooli i tremben edhe skenarit më të keq. Lëndimet në shpatull janë serioze dhe rreziku më i madh lidhet me një mungesë prej 4 muajsh. Lojtari i lindur në Glasgow luan me skuadrën historike angleze prej verës së vitit 2017. Kur u ble nga Hull City për 9 mln euro.

Robertson është kthyer prej vitesh në një pikë kyçe të formacionit të skuadrës së drejtuar nga Klopp, duke qenë një garanci në linjën e majtë.

Liverpool kthehet në fushë të shtunën përballë Evertonit. Derbi i zjarrtë i qytetit do të zhvillohet të shtunën e 21 tetorit (13:30) dhe transmetohet ekskluzivisht në Supersport.

Artikulli paraprakPioli humbet portierin e radhës, një 40-vjeçar titullar kundër Juves
Artikulli tjetërLiga e re e Kampionëve, bonuse befasuese për ata që kualifikohen