Argjentinasi i njohur u ankua për një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Sassuolos. Raporti mjekësor i klubit të Juventusit nxori në pah një zgjatje të shkallës së ulët të muskulit ngjitës të kofshës së majtë.

Debutimi i tij në Allianz Stadium ishte mjaftë pozitiv, një gol i bukur (ai i avantazhit), një asistim për sulmuesin  Vlahovic, e prishi lëndimi, përcjell Korneri.net

Ai doli nga loja me dhimbje, dhe të lëndohesh në debutim, është një goditje tallëse e fatit të keq. Rezultati i testeve diagnostike të kryera mëngjesin e sotëm nuk është serioz (zgjatje e shkallës së ulët të muskulit të kofshës së majtë), por i bën biankonerët të kthejnë hundën që në parasezon tashmë duke shtuar këtu lëndimin e rëndë dhe të gjatë të Paul Pogba  si dhe  mosdisponueshmërisë së McKennie në mesfushë. /Korneri.net

Artikulli paraprakAubameyang drejt Chelsea, Alonso pjesë e negociatave
Artikulli tjetërTrepça organizatore, në Mitrovicë do të zhvillohen kualifikueset e FIBA Europe Cup