Foto Fabio Ferrari/LaPresse 22/08/2016 Torino, Italia Sport Calcio Torino FC - Allenamento al centro sportivo Sisport - Amichevole contro la squadra Primavera Nella foto: Ajeti Photo Fabio Ferrari/LaPresse 22/08/2016 Turin, Italy Sport Torino Fc - Training at the Sisport Centre - friendly match with Young Team. In the pic: Ajeti

Dy lëndime të një pas njëshme kanë vënë në pikëpyetje ecurinë e Arlind Ajetit te Torino. Edhe pse u ambiantua mjaft shpejt te “granata-t”, ku vlerësohej si një goditje me peshë në mbrojtje dhe shihej si kandidat për një fanellë titullari, kuqeziu ende nuk ka debutuar zyrtarisht me skuadrën.

Pas lëndimit të mëparshëm në pulpë dhe dëmtimit më të fundit muskulor të pësuar në kofshë, kanë bërë që te Torino të mendojnë seriozisht afrimin e një tjetër mbrojtësi. Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Mihajlovic synon të shfrytëzojë ditët e fundit të merkatos, për të gjetur një mbrojtës qendre, i cili rrezikon ti marrë pikërisht vendin Ajetit në hirearkinë e repartit difensiv.

Mbrojtësi shqiptar është në një situatë të paqartë. Stafi mjekësor ende nuk e ka nënshtruar lojtarin ndaj kontrolleve të specializuara, të cilat do të përcaktonin shkallën e dëmtimit në muskujt e pasmë të kofshës së djathtë dhe afatet që nevojiten për periudhën e rikuperimit.

Sipas burimeve jo-zyrtare të klubit, Ajeti pritet të kthehet në dispozicion të skuadrës të paktën pas dy javëve dhe kjo është arsyeja përse “granatat” po tregohen të kujdesshëm në merkato, përsa i takon çështjes së afrimit të një tjetër mbrojtësi.

Situata duket delikate, pasi me largimin e pashmangshëm të Nikola Maksimovic, trajneri Mihajlovic kërkon garanci nga mbrojtësit që ka në dispozicion dhe për momentin dëmtimet që e kanë penalizuar në gjetjen e formës më të mirë fizike e penalizojnë Ajetin. Ashtu si ndodhi te Baseli por edhe në radhët e Sassuolos, mbrojtësi kuqezi duhet të vazhdojë të luftojë për të gjetur hapësira në skuadër dhe për të treguar cilësitë e tij në fushë.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakZyrtare: Pasalic i Milanos
Artikulli tjetërFitoi pa lënë gjurmë