Juventusi e fitoi derbin ndaj Torinos, por humbi dy elemtë të rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme.
Gonzalo Higuain pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, pasi një përplasje që kishte me portierin Salvatore Sirigu që në minutën e tretë, gjë që i kushtoi zëvendësimin në minutën e 14’, nga ana e Frederico Bernardeschit, përcjell Korneri.net
Për argjentinasin raportohet se ka pësuar lëndim më serioz se që u mendua dhe raportua në fillim, por ajo që vlen të përmendet është pikërisht italiani Bernadesci i cili po ashtu më vonë u lëndua dhe mungesa e tij është paraparë nga tre javë deri në një muaj.
Kjo i bie se të dy këta lojtarë rrezikojnë paraqitjen ne ndeshjen kryesore të vitit ndaj Tottenham në Londër, sepse Juventusi barazoi në ndeshjen e parë 2:2, andaj vetëm me fitore kalon tutje. /Korneri.net