Zlatan Ibrahimovic ka pësuar lëndim mjaftë të rëndë në fund të ndeshjes së kthimit Man.United-Anderlecht. Sulmuesi boshnjak në një kërcim të lartë për top, ra shumë keq në këmbën e djathtë dhe menjëherë nisi të ankohej në lëndim të gjurit të djathtë, ndërsa menjëherë është larguar nga mjekët e klubit, derisa Ibra ndjente dhimbje shumë të madhe.
Normalisht se për momentin nuk ka shumë informacione për lëndimin e tij, por sigurisht se do të merret vesh më vonë ose të nesërmen.