RB Leipzig-Stuttgart ngritën “siparin” e javës së dytë të Bundesliga, në një ndeshje që rezultoi të dhuronte gjashtë gola.

Leipzig merr fitoren e parë të sezonit dhe atë e bën me një super rezultat, 5-1, në shtëpi ndaj Stuttgart.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar me Guirassy në minutën e 35’ dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë do të sillte një panoramë tjetër, pasi në minutën e 51’ Henrichs barazoi për vendasit.

Vetëm dy minuta më pas rrugën drejt rrjetës e gjeti Openda, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë në minutën e 63’ Olmo kaloi ekipin e tij në avantazh, teksa tre minuta më pas Openda realizoi golin e tretë për RB Leipzig.

Në minutën e 74’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Kampl, i cili shënoi golin e katërt për vendasit, ndërsa në minutën e 76’ Simons vulosi këtë takim.

Pas javës së dytë RB Leipzig, momentalisht, renditet në vend të dytë me 3 pikë, ndërsa Stuttgart pozicionohet në vend të pestë po me tre pikë.

Artikulli paraprakBarcelona e blindoi portën
Artikulli tjetërBellingham po e bën Benzeman, i jep edhe tri pikë të reja Realit