Lepizig ka vazhduar me fitore dhe të jetë skuadra e dytë pas liderit Bayern Munchen.
Ata mposhtën Bayer Levrkusenin 1:0 me golin e Yussuf Poulsen, dhe pas kësaaj disfate Leverkusen po rrezikonshumë pasi ka vetëm 6 pikë më pask se Augsburg që është në zonën e kuqe.

Schalke deklasoi 4:1 Wolfsburgun në njërën prej ndeshjeve më të mira të kësaj skuadre sivjet, dhe ky është vetëm një sinjal i qartë për kundërshtarin e radhës Ajaxin në Europa League.
Gjithçka mori fund që në pjesën e parë kur vendasit shënuan tri herë me Guido Burgstaller, Leon Goretzka dhe Daniel Caligiuri, kurse golin e katërt Guido Burgstaller.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i Mario Gomez nga penalltia.

Borussia M.Gladbach shënoi fitore në udhëtim te Koln 2:3, në një tjetyër ndeshje të bukur dhe atraktive.
Jannik Vestergaard i kaloi mysafirët në epërsi e cila qëndroi vetëm katër minuta kur Christian Clemens e barazoi rezultatin. Ibrahima Traore sërish ia ktehu epërsinë Gladbachut që ka kthyer formën e mirë muajin e fundit, ndërsa për herë të dytë shumë shpejt barazohet rezultatin në 2:2 me golin të cilin e shënoi Anthony Modeste.
Fitoren mysafirëve ia siguroi Lars Stindl që e afron edhe më shumë skuadrën e tij në zonën e Europa League.

Hamburg mposhti 2:1 në shtëpi Hoffeinhemin që më në fund pësoi disfatë dhe atë vetëm një xhiro pas fitores historike ndaj Bayern Munchen.
Ndërsa ndeshja e fundit i takoi vendasve pasi Freiburg mposhtiu tashmë skuadrën e rrezikuar Mainz 1:0.

Artikulli paraprakFeronikeli nuk fitoi as këtë herë në shtëpi, Drita nxjerr pikë në Drenas
Artikulli tjetërLiverpool shumë shpejt u kthye dhe fitoi, Man.City pa asnjë problem ndaj Hull