Marcelo Brozović nuk është i vetmi futbollist kroat për transferimin e të cilit shkruhen çdo ditë nga mediet evropiane.
Të njëjtin trajtim e ka edhe Josko Guardiol. Qendërmbrojtësi kroat mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit këtë verë, me kusht që të përfundojë transferimin e pritur te Manchester City, përcjell Korneri.net
Gazetari gjerman Phillip Hinze ka publikuar sot lajmin për një marrëveshje të mundshme mes RB Leipzig dhe kampionit anglez. Sipas Hinzes, Lajpzig nuk i shmanget aspak kërkesës së tij. Klubi gjerman kërkon 100 milionë euro kompensim fiks dhe nuk është i interesuar për asnjë ofertë që shkon më pak se kaq dhe përfshin bonuse.

Hinze thekson se Leipzig është aq i fiksuar pas dëshirës që shuma të fiksohet, saqë planifikon menjëherë të devijojë një pjesë të madhe të atyre parave në transfertat hyrëse. Gjermanët do të donin të financonin disa blerje nga transferimi i Guardiolit dhe nuk i prek aspak fakti që Guardiol tashmë ka rënë dakord për gjithçka me anglezët. Ata duan 100 milionë eurot e tyre ose nuk do të ketë transferim. /Korneri.net