Ajo që ndodhi vitin e kaluar ishte shumë, tepër e pabesueshme dhe ngapak e dyshimtë sesi Leicester City e fitoi titullin e kampionit në Premier League.

Paratë që hudhen në këtë kampionat janë enorme, dhe gjithçka brenda saj mund të ndodh, dhe derisa vitin e kaluar e gjithë Evropa fliste për djelmoshat e Claudio Ranierit, sivjet ata edhe zyrtarisht janë shpall si kampionët më të dobët në historinë e futbollit anglez.

Pas barazimit në shtëpi 2:2 me Middlesbrough, “dhelpërat” kanë mbledh vetëm 13 pikë nga 13 ndeshje, që bie si mbrojtja më e dobët e titullit e njërës skuadër pas 54 viteve. Në historinë e kampionatit anglez vetëm Ipsëich192/63, i kishte fituar 11 pikë, por duhet theksuar se atëbotë për fitore fitoheshin vetëm dy pikë.

Leicester City's Riyad Mahrez scores his side's first goal of the game from the penalty spot during their English Premier League soccer match against Middlesbrough at the King Power Stadium, Leicester, England, Saturday, Nov. 26, 2016. (Nigel French/PA via AP)

Aktualisht skuadra e Ranierit ka vetëm dy pikë më shumë se zona e kuqe, skuadrat që largohen nga elita, derisa këto statistika janë më të qarta kur shtohet se ata kanë fituar vetëm tri ndeshje deri më tani dhe i kanë humbur nëntë.

Në xhiron e ardhshme Leicester luan në udhëtim te Sunderland.

Artikulli paraprakWastbrook monstruoz, Warriors i falet Curry-t, Spurs nuk ndalen
Artikulli tjetër“Bombë” nga Anglia: Ozil te njëri nga gjigantët nga Manchesteri?