Shumë shpejt kampioni aktual i Anglisë, Leicester City do të duhet të emërojë zëvendësuesin e Claudio Ranierit të shkarkuar ditë më parë.
Mediat britanike zëvendësuesin e italianit sipas informacioneve të fundit e shohin holandezin Guus Hiddink. Por, zëdhënësit e 70-vjeçarit kanë raportuar se Hiddink tashmë është deklaruar se nuk do të kthehet më në futboll, e aq më pak të drjtoj skuadër që lufton për mbetje në elitë.

Në mesin e kandidatëve tjerë potencial për stolin e Leicester është Nigel Pearson i cili para dy viteve e kishte shpëtuar pikërisht Leicesterin nga rënia në Championship.

Artikulli paraprakGjendet i vdekur ish-legjenda e Dinamo Zagreb, Zvezdan Cvetkovic
Artikulli tjetërZyrtarë të Arsenalit ishin të pranishëm në “Mapei Stadium”! Kjo është arsyeja….