Nëse është për të ju besuar mediave britanike, ish-kampionët e Premier League, Leicester City janë të fokusuar për ta sjellë në skuadër sulmuesin super të talentuar të Manchester City, Kelechi Iheanacho, shkruan “Korneri.net”.
Raportohet se Leicester City e ka të gatshme ofertën për Iheanacho, të cilin e sheh si partner ideal për Jamie Vardy, kurse për sulmuesin në fjalë “dhelprat” e kanë të gatshme ofertën prej 30 mln eurove./Korneri.net.