Me Pep Guardiolan është më ndryshe, së paku në këtë fillim të kampionatit në Premier League. Manchester City shënoi fitore të lehtë në udhëtim te Stoke City 1-4, për të regjistruar triumfin e dytë sezonal dhe në këtë mënyrë i bashkohet me pikë të plota rivalit lokal United.

Kun agero shënoi dy golat e parë për “citizens” njërin nga penalltia, ndërsa poashtu nga 11-metra realizoi edhe Bojan Krkic golin e vetëm për vendasit. Spanjolli Nolito e vulosi fitoren e skuadrës së tij me dy gola të tjerë në portë pa portier, dhe kështu të gjithë kthehen në shtëpi të lumtur dhe me gjahë të plotë.

Artikulli paraprakVerratti: Ky lojtar shqiptarë është fantastik…
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Feronikeli-Besa