Një tjetër spektakël futbolli që shërbej si ndeshje bamirësie. Në Camp Noun ë praninë e rreth 30.000 shikuesve u takuar legjendat e Barcelonës dhe Man.United, por vetëm në ndeshjen e parë pasi me 2 shtator do të zhvillohet e kthimit dhe biletat për këtë duel do të dalin në shitje gjatë muajit gusht, shkruan Korneri.net.
Manchester United shënoi fitore me rezultat 1:3, me dy gola të Karel Paborsky dhe një të Dwight York, ndërsa golin e vetëm për Barcelonën e shënoi francezi Frédéric Déhu në fund të ndeshjes.
Pa dyshim shikuesit u kënaqën me atë që panë, dikur yjet e mëdha të futbollit botëror, por sigurtë në qendër të vëmendjes ishin Ronaldinho dhe Rivaldo, që dikur bënin shout ë paparë në stadiumin mitik katalunas.
Pikërisht njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur bota e futbollit, Ronaldinho përkundër 39 vjetëve tregoi se ende është në formë për t’i argëruar tifozët, por nga ana tjetër edhe “poshtëruar” kundërshtarët. Njëherësh Ronaldinho edhe u shpall futbollisti i ndeshjes. /Korneri.net