Mike Tyson ka parashikuar edhe duelin e madh mes Anthony Joshua dhe Vladimir Klitschko.

Ai mbështet Anthony Joshuan në duelin e madh që do të zhvillohet sonte.

Ai pret që britaniku të fitojë duelin që në raundet e para. Ai thotë se nëse ballafaqimi shkon me të gjitha raundet, ukrainasi ka shanset e tij.

“Mezi pres ta shoh këtë duel”, deklaroi Tyson për “Sky Sports”. “Dua ta shoh Joshuan, ai është një bishë. Një bishë e madhe”, u shpreh Tyson.

“Shpresoj që Joshua ta përfundoj punën në raundet e para sepse nëse shkon më vonë Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai.

Artikulli paraprak“El Clasico” e legjendave: Ronaldinho si në kohërat e vjetra [VIDEO]
Artikulli tjetërHaye: Kjo kohë dhe kjo luftë janë perfekte për Joshuan