Federate e Skocisë e futbollit ka dashur që shortin për xhiron e pestë të FA Cup ta ftoj legjendën e muzikës rock, Rod Stewart. Kështui menduan zyrtarët më të lartë të kësaj federate në mënyrë që ky short të jetë më atraktiv, por askush nuk e kishte pritur që 72-vjeçari të jetë aq shumë i dehur.

Stewart njihet si tifozi më i flaktë i skuadrës së famshme skoceze Celtic, dhe kjo u vërejtë në momentin kur nxorri numrin e klubit të tij, mirëpo pa menjëherë se gjendja e tij nuk ishte e kthjellët.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës skoceze të futbollit Alan McRae i cili disa herë e shikonte këngëtarin e njohur në sy, por kjo as që i bënte përshtypje atij.

Krejt në fund në emisionit i cili shkonte drejtëpërdrejtë, Stewart e kapi për prapanice presidentitn McRea i cili nuk kishte se çfarë të bënte.

Artikulli paraprakRaiola i bën me dije Milanit: Përgatitni këtë kontratë dhe pagë për Donnarumma-s ose…
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Milan tani synon “tripletën” fantastike në merkato