Legjenda italiane, Franco Baresi, ishte i ftuar në një nga emisionet e “Sky Sport Italia”, ku ndër të tjerave foli edhe për edicionin e ri të garave dhe favoritët për titull të kampionit në Serie A dhe skuadrat pretendente për vendet që shpiejnë edicionin e ardhshëm në Champions League.

“Juventus ka superskuadër dhe kjo nuk mund të mohohet. Ata sërish do të fitojnë titullin në Serie A sepse janë të paarritshëm nga skuadrat tjera. Kurse, sa i përket skuadrave që mund të sigurojnë një vend në Champions League edicionin e ardhshëm, në garë e shohë edhe Milanin, pasi besojë te Montella dhe ekipin që ka, ku llogarisë edhe në përforcime gjatë miniafatit kalimtar të dimrit”, tha Baresi.

Artikulli paraprakKerber fituese në US Open
Artikulli tjetërEnrique e merr krejt fajin mbi vete