Legjenda e portës italiane, Dino Zoff, gjatë një interviste të hapur për mediat ka thënë se Juventusi nuk ka arsye për t’ju frikësuar Barcelonës, kur të takohen të martën në Ligën e Kampionëve.

Zoff beson se po të kishte qenë Juventusi në pozitë të PSG-së, Barcelona nuk do të kishte arritur atë përmbysje historike.

“Juventusi padyshim se e ka parë atë ndeshje, atë përmbysje prej 4:0 ndaj PSG-së, por një ekip si Juve nuk mund të ndikohet nga ai rezultat në “Camp Nou”. Në këso ndeshje, Juve ka më shumë eksperiencë se PSG-ja. Barcelona kurrë nuk do ta kishte arritur atë përmbysje ndaj Juventusit”, ka deklaruar Zoff për Goal.

Artikulli paraprakTifozët e Milanit kanë një ëndërr: Me kinezët pronarë, treshja fantastike zbarkon në “Milanello”…?
Artikulli tjetërZbulohet plani i Barcelonës anti Juventus