Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Olaf Thon i ka kërkuar Bayern Munich, të tentojë të transferojë Zlatan Ibrahimovic .
Sulmuesi i Manchester United po përballet me një lëdim të rënd të gjurit që do ta mbajë jashtë për tetë muaj, kur dhe do ti skadojë kontrata me Man Utd.
Megjithatë, Thon pret që Ibrahimovic të rikthehet fuqishëm dhe dëshiron ta shoh atë në Bundesligë me Bayernin.
“Përkundër lëndimit të rëndë që Ibrahimovic ka pësuar, ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri kudo që ai dëshiron”, ka thënë Thon për Sport1 .
I pyetur në lidhje me një kalim te Bayern, Thon ishte i vendosur.
“Pse jo? Po të isha në krye të skuadrës, unë në të vërtetë të analizoja këtë mundësi.”, përfundoi Thon.