Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, zbuloi se donte që Barcelona të bëjë një përmbysje të jashtëzakonshme dhe ta likujdonte PSG-në nga Liga e Kampionëve.

Të besuarit e Luis Enrique janë në prag të sfidës së kthimit, të cilën e nisin me disavantazhin 4-0. Pra, duhet një përpjekje epokale në “Camp Nou”, më 8 mars, që e paimagjinueshmja të bëhet e mundur.

Guti, pjesë e Realit të madh, që ka fituar pesë tituj në La Liga dhe tre Champions me klubin mbretëror, shpreson të shohë një “remuntada”.Trajneri i të rinjve të “Los Blancos” thotë se do të donte të shihte mbrojtësin e Barçës, Gerard Pique, gjithnjë me kritika të hapura ndaj Realit, të jetë hero më 8 mars:

“Unë dua që Barcelona të bëjë përmbysjen e madhe kundër PSG-së, në Ligën e Kampionëve. Në këtë mënyrë, katalanasit nuk do të jenë me fokus vetëm te La Liga. Dua që Pique të shënojë golin e pestë, sepse e meriton. Ai është i vetmi që përballet me kohën dhe situatata, pavarësisht së është duke u kritikuar nga të gjitha anët.”/telesport/.

Artikulli paraprakSerie A, në kërkim të gjuajtësve të 11-metërshave
Artikulli tjetërFadil Vokrri i dëshpëruar: I “cakërron” me Alajn dhe i jep ultimatum në prezenc të inspektorit të UEFA-s [FOTO]