Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, edhe përkundër moshës së re, deri më tani ka shënuar 50 gola me Kombëtaren e Brazilit, i cili është vu në kërkim të më të mirit të gjitha kohërave, Peles.
Tani, legjenda e Brazilit, Cafu, ka thënë se Neymar do ta zë Pelen që ka 77 gola, nëse vazhdon me këso paraqitje.
“Gjitha rekordet janë për t’u thyer. Natyrisht, Neymar aty tani ka synimin”, tha Cafu për FIFA-n.
“Ai është i ri dhe koha flet në favor të tij. Nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, është shumë e mundshme që ai ta kalojë Pelen”, shtoi Caffu.