Një nga mbrojtësit më të mirë në histori të Interit, Guiseppe Bergomi, ka kohë që është duke zhvilluar aktivitetin e komentatorin dhe analistit sportiv në “Sky Sport”, ku së fundmi ai gjatë një paneli të gjërë ka analizuar ecurinë e Interit deri më tani.

“Kanë skuadër të mirë, por nuk luajnë si ekip. Problemi i formës së dobët nuk është të trajneri po te lojtarët. Pioli nuk mund të bëjë mrekullinë, pasi karriera e tij nuk mund të cilësohet me atë të një trajneri holandez. Mendojë që u bë gabim i madh kur u shkarkua De Boer, pasi ai mund të dërgonte skuadrën në nivele të larta, por i duhej kohë”, u shpreh Bergomi.

Artikulli paraprakYjet e merkatos, këto janë futbollistët më të kushtueshëm
Artikulli tjetërShokon Roma: Kërkon supershkëmbim me PSG-në [FOTO]