Ish futbollisti i spikatur mitrovicas Jeton Qubreli, ka folur në superlativë dhe ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për suksesin e arritur nga skuadra e minatorëve Trepça89. Çubreli për redaksin tonë ka pohuar se 89-shi, ka bërë krenar gjithë Mitrovicën dhe se titulli është me plotë meritë në duart e skuadrës së gjelbërt. Ai përkundër se skuadra është e re dhe nuk ka përvojën e duhur beson që Trepça89, së paku do ta kaloj turin e parë në gara ndërkombëtare, shkruan Korneri.net.

“Te them të drejtën ky është një sukses shumë i madh për krejt Mitrovicën dhe jam i lumtur për këta djelmosha që sot na bën krenar të gjithëve. Sa i përket ecurisë së kampionatit mendoj se Trepça89, me plotë meritë fitoi në fund pasi gjatë gjithë kampionatit ishin në maje të tabelës”, pohoi fillimisht Qubreli.

Tutje ish kampioni i Kosovës me FC Prishtinën tregoi se pret që 89-shi të përfaqësoj vendin në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare. “Sa i përket arenës ndërkombëtare kam besim te kjo skuadër, pasi kan dhe trener shumë të mirë mendoj se do të kalojnë raundin e parë edhe pse skuadra është e re dhe nuk kanë përvojën e duhur. Por përkundër kësaj une besoj te këta djem”, mbylli intervistën e tij për Korneri.net, Qubreli.

Jeton Qubreli aktualisht jeton dhe vepron në Austri.

Artikulli paraprakDita e shumëpritur trokiti në derën e Manxhollit
Artikulli tjetërFORMACIONET ZYRTARE: Juventus – Monaco