Një garë emocionuese e Formula 1 është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Australi, teksa fitoren e ka arritur i piloti Charles Leclerc. Kjo është gara e tretë e kalendarit të Formula 1 këtë sezon.

Piloti nga Principata e Monakos zhvilloi një tjetër garë fantastike, duke lënë tërësisht në hije rivalët. Fitorja e tij ishte më dominuesja këtë sezon dhe në asnjë moment nuk e vuri në diskutim.

Kampioni aktual Max Verstappen pësoi një tjetër incident fatkeq, pas së cilës mbeti në 25 pikë në total.

Në 20 xhiro nga fundi, Verstappen duhej të dorëzohej. Ai ndaloi makinën e cila përfundoi në flakë, derisa tashmë do të jetë shumë prapa Leclerc në renditjen e përgjithshme.

Kjo është tërheqja e dytë nga gara për kampionin aktual të Formula 1. Kampioni në fuqi u desh të dorëzohej në Bahrein për shkak të një defekti në bolid.

Për Leclerc kjo është fitorja e katërt në karrierë dhe e dyta këtë sezon. Ai gjithashtu regjistroi xhiron më të shpejtë të garës pasi la pas Fernando Alonson me gjashtë të dhjetat.

Pas Leclerc, Sergio Perez i Red Bull përfundoi në vendin e dytë, ndërsa George Russell zuri vendin e tretë.

Russell pengoi shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton që të ngjitej në podium, duke e lënë britanikun e famshëm në vendin e katërt.

Për fat të keq piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz, e humbi garën që në fillimin, pasi humbi kontrollin e bolidit.

/Syri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here