Në gjysmëfinalen e Lindjes, Cleveland Caveliers po avansojnë 2:0 në seri ndaj Toronto Raptors, pas triumfit 125:103.
LeBron James në fitoren e Cavs ishte i pandalshëm duke shënuar 39 pikë, duke e kaluar tashmë legjendën Kareem-Abdul Jabbar në ranglistën e koshashënuesve më të mirë në histori në pesë stinor.
Kyrie Irving i shtoi 22 pikë e 11 asistime, ndërsa Channing Frye 18.
Më efikasi te humbësit ishte Jonas Valanciunas me 23 pikë të shënuara.

James para ndeshjes ndaj Raptors iu nevoiteshin vetëm 25 pikë që ta kaloj Jabbar (5762), dhe tash e ka lënë atë në pozitën e tretë në pesë stinor, ndërsa këtë të arritur James e beri me një trepikësh.
Para James është vetëm Michael Jordan me 5987 pikë të cilat i kishte realizuar për 179 ndeshje jashtë pjesës s rregullt të kampionatit. James ësht ende koshashënuesi i shtatë në histori të NBA me 28.787 pikë në karrierë, kurse i pari është Abdul-Jabbar me 38.387 pikë.

Ndeshja e tretë luhet të premten në Toronto.

Me shumë gjasë në ndeshjen e ardhshme San Antonio do t duhet të luajë pa Tony Parker. Pasi shnoi pikë, shumë keq ra në këmbë dhe vazhdoi të qëndronte aty duke ndier dhimbje, atë e larguar nga parketi bashkëlojtarët e tij Dedmond dhe Murray, edhe pse në fund Spurs shënuan fitore ndaj Houston Rockets 121:96.
Sipas trajnerit Gerg Popovich, lëndimi i francezit nuk duket i mirë.
Pasi Parker u lëndua, tash minutazhë më të madhe do të ketë Patty Mills i cili poashtu është bërë shumë i rëndësishëm në skuadër.
Para se Parker të largohej nga loja ai shënoi 18 pikë, ndërsa më efikasi ishte Kawhi Leonard me 34 pikë e 8 asistime.
Te Rockets u dalluan Ryan Anderson me 18 pikë dhe Eric Gordon me 15, ndërsa James Harden ishte shumë mirë i mbuluar andaj ndeshjen e mbylli me vetëm 13 pikë.

Artikulli paraprakJuventus 90% në finale, Pogba e shikon në TV!!! – Foto
Artikulli tjetërE kërkon tërë Evropa, ndërsa ai vendosi që të…