Simone Inzaghi ka respekt të madh për Atletico Madrid dhe trajnerin Diego Simeone. Me të cilin ka luajtur e fituar si futbollist te Lazio.

Nënkampionët e Evropës duan të mbërrijnë sërish në finalen e Champions League, por më parë duhet kaluar pengesa “Colchoneros”.

Një ndër ekipet më të vështira dhe të padëshiruara për t’u përballur. Në lidhje me shortin trajneri i Interit theksoi:

Do të shijojmë dy ndeshje fantastike. Do të përballen dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume shumë të bukura dhe me tifozë të jashtëzakonshëm.

Jemi të lumtur, sepse vazhdojmë të luajmë ndeshje kaq të rëndësishme në Europë. Atletico ka zhvilluar dy finale në Champions gjatë 10 viteve të fundit.

Ata kanë një traditë të madhe në këtë kompeticion, por jo më pak traditë ka Interi. Duam të ëndërrojmë përsëri për t’u dhuruar tifozëve tanë një tjetër gëzim.

Simeone? Trajner i madh. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Diegon. Kemi fituar shumë së bashku, mbi të gjitha një titull kampion me Lazion.

Do kemi kohë të mendojmë për Atleticon dhe përgatitjen e dy ndeshje të mëdha ndaj tyre. Do të jenë dy beteja të zjarrta, do të punojmë fort që të jemi gati”, u shpreh trajneri i Interit.

/Supersport.al

Artikulli paraprakHidhet shorti i Conference League
Artikulli tjetërAlex Ferguson e kishte “ëndërr” një yll futbolli, që kurrë nuk e pati në duar