Zinedine Zidane duket më afër stolit së Paris Saint-Germain.

Zinedine Zidane duket më pranë se kurrë të merr në dorë Paris Saint-Germain, i mposhtur mbrëmë në Champions League nga Manchester City. Gazeta Le Parisien flet për një takim, i cili u zhvillua mëngjesin e sotëm në një hotel parisien, mes ‘Zizou’, drejtorit Leonardo dhe CEO i kryeqytetit të klubit Jean-Claude Blanc, përcjell Korneri.net

Ideja e drejtuesve të Paris Saint-Germain do të ishte që nga fundi i sezonit të nënshkruajë me ish-trajnerin e Real Madridit, megjithatë, pas humbjes së djeshme dhe deklaratave të Mauricio Pochettino (“ka shumë thashetheme në botën e futbollit”) për të ardhmen e tij, skenarët mund të ndryshojnë së shpejti dhe ardhja e Zidane pritet nga dita në ditë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here