Gjatë dimrit Lazio do të bëjë disa lëvizje, më saktë transferime.

Kështu, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka arritur të zyrtarizojë transferimin e parë në klubin bardhekaltër, mbrojtësin uruguaian të Veronës, Martin Caceres.
Ky i fundit ka një kontratë me klubin veronez vetëm deri më 6 janar 2018, dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit me parametra zero.
Caceres do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore, që rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon, nëse lojtari do të luajë në të paktën 50% të ndeshjeve. /Korneri.net

Artikulli paraprakÇmenduri: Portieri i Beneventos e prishi debutimin e Gattusos, Milan sërish ishte dëshpërues
Artikulli tjetërE pabesueshme/ Portieri i Beneventos i shënoi golin e vitit Donnarummas [VIDEO]