Portieri Hugo Lloris afër Lazios

Hugo Lloris është një hap larg Lazios. Klubi kryeqytetas është afër marrëveshjes me portierin francez, i cili ka edhe një vit kontratë me Tottenhamin, por ai aty më nuk do të luaj, përcjell Korneri.net

Spurs janë gati të lirojnë portierin 36-vjeçar dhe Lazio është gati t’i ofrojë atij një kontratë dyvjeçare dhe një pagë realitivisht të mirë. Lazio ka pasur pak problem me portiere cilësorë viteve të fundit, diçka që nuk kishte pasur me dekada. /Korneri.net

Artikulli paraprakJa pse Galatasaray nuk e bleu Rashicën
Artikulli tjetërSylvinho shton konkurrencën, kampioni dardan pjesë e listës për Çekinë dhe Poloninë