Lazio shënoi fitoren e katërt me radhë në kampionat dhe suksesin e pestë rersht në të gjitha garat.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti me përmbysje Sassuolon me rezultatin 2-1 në stadiumin “Olimpico” të Romës, për tu ngritur edhe më shumë në renditje, kurse Sassuolo gjithnjë e më pak ka gjasa që ta shoh vetën në Evropë, pas startit shumë të mirë që pati, shkruan Korneri.net

Mysafirët kaluan të parët në avantazh me anë të Francesko Caputo, por barazoi shumë shpejt rezultatin  Sergej Milinkovic-Savic, kurse fitoren Lazios ia siguroi me golin e 13 sezonal, Ciro Immobile.

Tek bardhekaltërit mungoi përsëri Thomas Strakosha i cili nuk bënte pjesë në këtë takim, dhe pak minuta kishte dhe për Vedat Muriqin i cili zëvendësoi Imobilen në minutën e 86′.

Me këtë fitore kryeqytetasit ngjiten në vendin e shtatë klasifikimit në kuotën e 34 pikëve. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here