Më në fund pëson disfatë Interi. Pas nëntë fitoreve rresht në të gjitha garat, neroaxurët që ishin maksimalisht të koncentruar për ndeshjen e së dielës kundër Juventusit në Torino, luajtën pa disa titullarë dhe kjo u kushtoi atyre me humbje nga Lazio që u paraqit shkëlqyeshëm.

Përveç golave që i shënuan mysafirët ata patën edhe katër raste të 100%-ta, të cilat nuk i shfrytëzun, por edhe kjo mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia.

Golin e parë për binkoqelstët e shënoi braziliani Felipe Anderson, ndërsa nmga penalltia shënoi kapiteni Lucas Biglia, ndërsa me të kuq direkt u ndëshkua mbrojtësi Miranda.

Kur edhe Stephan Radu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, Inter e shënoi golin e shpresës përmes kroatit Marcelo Brozovic, por ishte tepër vonë.

 

Artikulli paraprakChelsea lëshoi “match point”, barazoi në Anfield me penalltinë e huqur nga Costa
Artikulli tjetërEkskluzive: Trepça U-10 nesër niset për Gjermani, gjithçka gati për turneun e famshëm të Dortmundit