Një tjetër fitore e Juventusit në kampionat.

Vetëm 20 minutat e para të derbit të luajtur në Allianz Stadium në Torino, i takoi mysafirëve të cilët luajtën mjaftë mirë dhe shënuan me Joachuin Correa, por kjo nuk mjaftoi për kryeqytetasit të cilët në vazhdim humbën, shkruan Korneri.net

Juventusi për të satën herë luajti keq dhe dobët në pjesën e parë dhe praktikisht pas gjuajtje ssë parë në portë barazuan dhe atë me një supergol nga Adrien Rabiot.

Pjesa e dytë ishte e Juventusit pavarësisht se Milinkovic Savic në një moment e qëlloi tranzverzalen, e pas kësaj për tri minuta Alvaro Morata e mbylli çështjen e fituesit duke shënuar dy herë, të dytin nga penalltia.

Juventus me këtë fitore mbetet i treti me 52 pikë, një më pak se Milan dhe shtatë më pak se Inter, kurse Lazio mbetet e shtata me 43 pikë. Në ndeshjen e ardhshme Juventusi udhëton te Cagliari, kurse Lazio e pret Crotonen. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here