Edhe një ndeshje e bukur dhe dramatike në Serie A. Lazio-Torino përmbyllën xhiron e 28-të, me superndeshje e cila i takoi vendasve me rezultat 3:1. Pjesa e parë e cila pati raste në të dyja anët, për çudi nuk dha gola, mirëpo e dyta ishte e jashtëzakonshme.
Fillimisht Lazio shënoi golin e epërsisë përmes ish-anëtarit të Torinos dikur, Ciro Immobile.
Rezultatin e barazoi argjentinasi Maxi Lopez, porn ë pesë minutat e fundit vendasit e siguruan fitoren.
Golin e mbrëmjes e realizoi Keita Blde i cili sapo kishte hyrë në lojë, ndëras braziliani Felipe Anderson shënoi për rezultatin final dhe sërish skuadra kryeqytetase kaloi në pozitën e katërt në tabelë dhe gara për një vend në Champions po vazhdon.