Lazio po kërkon që të rehatohet me yllin e saj Keita Balde, i cili sipas parashikimeve do të largohet nga skuadra romake. Juve dhe Milan, thuhet se janë vënë pas gjurmëve të tij, por sipas Premium Sport, Lazio, i ka ofruar lojtarin një tjetër skuadre në Serie A. Bëhet fjalë për një shkëmbim lojtarësh me Napolin, nga të cilët Lazio kërkon brazilianin Jorginho. Gjithnjë sipas këtyre burimeve napoletanët kanë qenë të shpejtë duke refuzuar një ofertë të tillë pasi e konsiderojnë Jorginhon, pjesë shumë të rëndësishme të taktikave të trajnerit Sarri.