Një nga pika më të forta te Lazio padyshim që është mesfushori argjentinas, Lucas Biglia, i cili pëlqehet jashtëmase nga një mori skuadrash të mëdha evropiane.
Kontrata aktuale e Biglias skadon në vitin 2018 andaj presidenti i skuadrës kryeqytetase Lotito është duke tentuar të i’a rinovojë kontratën edhe pse mesfushori me tipare shkatërruese është 30 vjeç.
Nga ana tjetër e gjithë këtë situatë të krijuar në mes Lazios dhe Biglias më vëmendje është duke e përcjellur Inter, madje mediat italiane bëjnë të ditur se zyrtarë e klubit nga “Meazza” kanë të gatshme edhe një ofertë konkrete, mirëpo duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të Lazios se Biglia nuk largohet për një shumë më të vogël se 25 mln euro, atëherë është pak e besueshme që Inter do të paguajë atë vlerë rë parave për një futbollist që ka hyrë në moshën e të 30-tave.
Krejt në fund, një lloj shprese për tifozët e Interit për ta pasur Biglian në ekip, mund të jenë raportet shumë të mira ndërmjet trajnerit të Interit Stefano Pioli dhe mesfushorit argjentinas.