Lazio fiton 1-0 ndaj Torinos në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A. Një fitore që i çon bardhekaltërit katër pikë larg Interit duke konsoliduar vendin e 4-t në renditje.
Një pozicion që e dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Kundër Torinos, Lazio humbi një 11-mëtërsh në minutën e 23-të me Luis Alberto. Por ishte Milinkovic-Savic që realizoi në minutën e 56-të. Një gol që mjaftoi për Lazion që të merrte tri pikët.
Strakosha ishte titullar për Lazion dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të.